Lajme

“Nuk besoj që do të injorohem nga Albin Kurti”

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nuk beson që do të injorohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pasi, Gjini thotë – Qeveria e Kosovës s’mund të penalizojë qytetarët e vetë, duke shtuar se “politika nuk ka arritur deri në atë pikë”.

“Sidoqoftë, edhe Komuna e Gjakovës ka ecur jashtëzakonisht shumë në fondet e veta, me të hyra të veta dhe me investimet kapitale. Do t’i shfrytëzojmë në mënyrën më racionale dhe maksimalisht për benefite të qytetarëve”, ka thënë Gjini për Ekonomia Online.

Po ashtu, ka treguar për projektet që do të nisin gjatë vitit 2022.

“Puna e parë është me e konstituua asamblenë komunale dhe administratën e re, atëherë menjëherë fillojmë me planifikimin për vitin 2022”.

Komuna e Gjakovës

“Është koha kur planifikohet buxheti, kryhet plani i prokurimit, pra ka shumë punë që na presin menjëherë, ndërsa te projektet kemi projekte që janë vazhdimësi dhe disa që nisin vitin e ardhshëm, të cilat i kemi buxhetuar dhe i kemi paraqitur në fushatë”, tha ai.

Ardian Gjini ka fituar mandatin e dytë për qeverisje në Gjakovë.

Ai e mposhti Mimoza Kusari-Lila e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjakova është qendra e vetme në të cilën partia e Ramush Haradinajt qeverisë. /Shqip.com