Nuhiu zgjatë kontratën me Dritën
Publikuar:
(13.05.2022 23:16:11)

Klubi i Superligës, Drita dhe trajneri, Ardian Nuhiu, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Kontrata e re do ta mbaj Nuhiun edhe për tre vite në krye të skuadrës nga Gjilani.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Drita përmes një postimi në Fabook.
“Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që trajneri, Ardian Nuhiu iu bashkua Dritës më 17 shtator të vitit 2018.
Këtë stinor Drita gjendet në vendin e tret me 58 pikë të grumbulluara./Shqip.com