Sport Ndërkombëtar

Nuhiu po shkëlqen në Austri

Atdhe Nuhiu po kalon formë shumë të mirë në Bundesligën e Austrisë.

Sulmuesi ka ndihmuar ekipin e tij, Altach të marrë tri pikë të plota përballë Reid.

Altach fitoi 3:2, me Nuhiun që e shënoi golin e parë në ndeshje pas vetëm katër minutave lojë.

Golat e tjetër për Altach u shënuan nga Alexis Tibidi e Johannes Tartarotti, derisa për kundërshtarët rrjetën e gjetën Leo Mikic dhe Philipp Pomer.

Nuhiu këtë stinor ka arritur të shënoj shtatë gola e një asistim në 11 ndeshje të zhvilluara.

Pesë prej tyre kanë ardhur në Bundesliga dhe dy në Kupën.

Sulmuesi iu bashku skuadrës austriake në vitin 2021 si transferim i lirë.

Ai sezonin e parë nuk la shumë mbresa pasi në 31 paraqitje shënoi vetëm gjashtë gola, por këtë stinor është treguar shumë më efikas para portës./Shqip.com