Sport Shqiptar

Nuhiu pas derbit Gjilani – Drita: Në momentet tona më të mira, u ndëshkuam

Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e madh lokal në Kosovë në kuadër të xhiros së 16-të kampionale.

Sfida e zhvilluar pa praninë e tifozerive në stadiumin ndihmës në Gjilan u mbyll 1:1.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij ka mundur ta fitonte derbin, bazuar në rastet që sipas tij i kishin.

“Mendoj se një pjesa e dyta e jona ishte më e mirë se kundërshtari, pasi në të parën vërejtëm në presion për shkak të ambicieve tona sepse përball kishim një skuadër që nuk ka shumë ambicie dhe nuk e aplikuam lojën tonë. Në momentet më të mira tonat u ndëshkuam, por reaguam duke barazuar rezultatin, ndonëse kishim raste për të fituar. Derbi gjithmonë ka qenë i luftuar pavarësisht renditjes në tabelë dhe ambicieve”, tha Nuhiu për ArtSport.

Me këtë pikë, Drita ka 32 pikë në vendin e parë. Gjilani ngritet në pozitën e tretë me 24 pikë.

/Shqip.com