Sport Shqiptar

Nuhiu nuk kursen lavdatat për SC Gjilanin

Ardian Nuhiu

Gjilani do e pret Dritën, të mërkurën, me fillim nga ora 15:00.

Në prag të këtij takimi, në konferencën e mbajtur për media, trajneri i “intelektualëve”, Ardian Nuhiu nuk ka kursyer fjalët e mirë për kundërshtarët.

“Vetë fjala derbi do të thotë që është një ndeshje e veçantë, e rëndësishme për moralin e skuadrës dhe shume ndeshje speciale për tifozët tanë. Na pret një skuadër me eksperiencë, ka futbollistë cilësorë dhe këtë vit vështirë është thyer apo ka humbur”, tha ai fillimisht.

May be an image of 2 people, beard and people standing
Momente nga konferenca për media

Teksa, shtoi se “sot te skuadra ime kam parë motiv të vecantë për këtë ndeshje, sepse duan ta fitojnë dhe t’i bëjmë krenat tifozët tanë “Intelektualët”, për të cilët e dijmë sa ka vlerë kjo ndeshje. Duhet të bëjmë maksimumin dhe me të gjithë forcat që kemi dhe futbollistët që kemi në dispozicion duhet t’i përdorim e të dalim fitues”.

Nuhiu po ashtu potencoi se “jam krenar për punën që kemi bërë, gjithmonë në mbështetje të presidentëve dhe udhëheqësve të klubit”.

Të dyja skuadrat – janë jashtë “luftës” për titull.

Gjilani gjendet në vendin e dytë – me 58 pikë të grumbulluara.

Kurse Drita me dy më pak – në pozitën e tretë.

Lider mbetet Ballkani, të cilit i duhet vetëm edhe një pikë për tu shpallur kampion./Shqip.com

Tabela e Superligës