Sport Shqiptar

Nuhiu i shënon gol Sturm Grazit në Bundesligën austriake

Sulmuesi shtatlartë nga Kosova, Atdhe Nuhiu, vazhdon me formë të lart në Bundesligën e Austrisë me skuadrën Altach.

Nuhiu ka shënuar golin e barazimit ndeshjen kundër Sturm Grazin e luajtur të dielën i ka takuar javës së 15-të të Bundesligës së Austrisë.

Nuhiu shënoi golin në minutën e 15-të, teksa ndeshja përfundoi 1:1.

33-vjeçari ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje në Bundesligë, ndërsa dy gola ka shënuar edhe për Kupë.

Nuhiu më parë ka qenë edhe reprezentues i Kosovës, mirëpo tash e një kohë është përshëndetur me Përfaqësuesen.

/Shqip.com