Sport Shqiptar

Nuhiu e merr përgjegjësinë për humbjen e thellë

Lideri në tabelë, Drita, ka pësuar humbje të thellë (1:4) në udhëtim te Llapi, në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se kjo humbje do t’i shërbejë skuadrës së tij të mësojë për të ardhmen, ndërsa i ka falënderuar Intelektualët për mbështetjen e madhe.

“Fillimisht dua t’i falënderojë tifozët tanë Intelektualët që pavarësisht humbjes dhe rezultatit gjatë gjithë ndeshjes na kanë mbështetur pa fund”, ka thënë Nuhiu.

“Gjithë përgjegjësinë për këtë humbje e marrë unë, pasi kam bërë gabime në formacion dhe në futbollistë. Gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë për të ardhmen që të mësojmë nga kjo dhe të reagojmë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri i Dritës.

Përkundër humbjes, Drita vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.

/Shqip.com