Sport Ndërkombëtar

Nuggets shpallën për herë të parë kampion në NBA

Denver Nuggets janë shpallur kampion në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, pasi mposhti Miami Heatin në ndeshjen e pestë me rezultat 94 – 89.

Në këtë ndeshje shkëlqeu serbi Nikola Jokiq, i cili shënoi 28 pikë, vodhi 16 topa dhe dha katër asistime.

Çerekun e parë dhe të dytë i fitoi Miami Heat me rezultat 22:24 dhe 22:27, ndërsa në dy çerekët e tjerë, Nuggets ktheu epërsinë duke i fituar me nga gjashtë pikë diferencë, 26:20 dhe 24:18.

Kjo ishte seria e pestë e finaleve në NBA, ku Nuggets i fitoi katër prej tyre ndërsa Miami vetëm një.

Me fitoren në xhiron e pestë, kjo është hera e parë që Nuggets shpallen kampion në NBA.

/Shqip.com