Lajme

NPB: Nuk ka bastisje në zyrat e ndërmarrjes, por te ish-menaxhmenti

Ndërmarrja Publike Banesore ka mohuar se Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e saj mëngjesin e së mërkurës.

Arbnor Neziri nga kabineti i kryeshefit të NPB-së, në një konferencë për media ka thënë se jozyrtarisht kanë mësuar se bëhet fjalë për bastisje te ish-menaxhmenti i ndërmarrjes.

Mund të ju konfirmojmë që bastisjet te zyrat e NPB-së nuk ka. Mund të ketë edhe siç jam informuar në media tek ish-menaxhmenti i ndërmarrjes”, ka deklaruar Neziri.

Ai tutje është shprehur se nuk kanë informacione të sakta për numrin e zyrtarëve tek të cilët janë kryer bastisje.

Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione në Prishtinë e Podujevë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, kontrolle në disa lokacione.

Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi

/Shqip.com