Lajme

Novakoviq: Të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit janë mire

Një mjet shpërthyes është hedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në “Elektrokosmet”.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe Drejtori i Kompanisë.

Drejtori i kompanisë “Elektrokosmet”, Novakoviq është shprehur se nuk mund të thonë asgjë më shumë mbi incidentin.

Ai është shprehur se nuk dëshiron që të spekulojë asgjë dhe se me këtë punë po merret policia

“Unë nuk ndërhyj në punën e policisë. E vetmja gjë që mund të them është se të gjithë punëtorët e Elektrokosmetit janë në punë dhe se janë mirë”, tha Novakoviq për Kosovoonline.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Besim Hoti- Drejtor rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë.

“Diku rreth orës 22:45 ka pasur një zjarr në trafo,  më vonë është konstatuar që  mund të ketë qenë faktori njeri, duhet se është përdorur një mjet eksploziv” ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se përveç dëmeve materiale nuk ka dëme në njerëz.

Ky sulm vjen vetëm dy pasi që Kosova dhe Serbia kanën nënshkruar marrëveshje për energjinë elektrike në veri të vendit./Shqip.com