Sport Ndërkombëtar

Nottingham Forest mposht Arsenalin, Manchester City kampion

Nottingham Forest ka fituar ndaj Arsenalit me rezultatin 1-0 Arsenalin dhe ka siguruar mbijetesën në elitën angleze, Premier League, por në të njëjtën kohë shpall edhe matematikisht për herë të tretë radhazi kampion Manchester Cityn. Goli që vendosi këtë sfidë u shënua në minutën e 19-të me anë të Awoniyit që nuk fali përballë portierit Ramsdale.

“Topçinjtë” provuan me këmbëngulje të ndryshonin fatet e sfidës për të shtyrë festën e Cityt, por edhe për të besuar në një mrekulli në minutat e fundit të kampionatit. Gjithsesi, vendasit ishin maksimalisht të motivuar për të mbrojtur rezultatin dhe për të arritur objektivin e tyre në këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Nottingham ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të 16-të, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e dytë me 81 pikë.

/Shqip.com