Lajme Shala thotë se nëse janë bërë lëshimet e pretenduara, atëherë noterja ka kryer vepër penale dhe mund t’i tërhiqet licenca

Noterja kërkon mos kalim të pronësisë, pavarësisht se vetë e lejoi

Pas këtij kallëzimi, noterja Bytyqi me 12 qershor ushtron padi ndaj pronarit të vjetër të lokalit Qerkini, dhe dy pronarëve të rijnë bazuar në ankes kontratë, Spahiu dhe Maloku.

Si rrjedhojë, ajo kërkon caktimin e masës së sigurisë, duke kërkuar nga organet për mos kalim të pronësisë nga Alidema tek Spahiu, pasi sipas saj nuk ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjes mes tyre.

I pyetur avokati i saj se pse ka pasur nevojë për masë sigurie nëse gjithçka ishte në rregull, fillimisht thotë pas presionit medial, e më pas vetë mohohet.

Shefqeti: Ne i kemi ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore, edhe me masë të sigurisë edhe me bllok edhe me ndalim edhe me të gjitha.

Gazetarja: Në qoftë se gjithçka ka qenë në rregull, pse ka qenë e nevojshme masa e sigurisë?

Shefqeti: Po kur është zhvilluar kjo çështja e pretendimit mendial gjoja se u bë çka u bë, atëherë normalisht u dashtë me procedura për me..

Gazetarja: Pse nevojitet presion medial për me kërku masë sigurie?

Shefqeti: Jo, asnjëherë nuk them ashtu”.

Në anën tjetër, nga Komuna e Prishtinës thonë se nuk mund të ofrojnë të dhëna mbi emrat e pronarëve aktual të lokalit.

“Drejtoria e Kadastrit ju njofton se duke u bazuar në nenin 15.1 të Udhëzimit Administrativ Nr.12/19 për zbatimin e ligjit për Kadastër nuk mund të ju jap informata për arsye se duhet me qenë pronar ose i autorizuar nga pronari”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Nëse, Gjykata vërteton se janë bërë lëshimet ligjore dhe kjo me dashje nga ana e noterës, atëherë Shala thotë se kalon në vepër penale të dënueshme me burg.

“Kjo shkelje mund të implikoj edhe përgjegjësi penale, për këtë arsye prokurori i shtetit duhet që në rastin konkret të përcaktoj nëse kemi të bëjmë me vepër penale ose jo. Vepra penale në këtë rast që mund të jetë keqpërdorim i detyrës nga ana e noteres duhet të vërtetohet edhe elementi i dashjes, nëse ajo ka pasur e ka ditur apo është dashur ta dijë për këtë kundërligjshmëri. Dhe nëse kjo vërtetohet qartazi më pastaj kemi të bëjmë me vepër penale”, sqaron Shala.

Tutje, me 6 korrik Alidema ka parashtruar edhe ankesë në Odën e Noterëve të Kosovës për shkelje disiplinore.

Shqip.com ka provuar të marrë për këtë përgjigje nga oda, por nuk janë deklaruar.

Megjithatë, Shala thotë se nëse është bërë shkelja e pretenduar në kallëzimin penal, atëherë noteres mund t’i tërhiqet licenca.

“ Nëse ka ndodhur, pa marrë parasysh mënyrën se si ka ndodh ky gabim nëse faktet qëndrojnë kështu, unë besoj se qartazi kemi të bëjmë me shkelje disiplinore e që në rastin konkret shkeljet disiplinore shkojnë që nga vërejtja, dënimet apo deri tek marrja e licencën për ushtrimin e veprimtarisë”.

Në anën tjetër, Shqip.com merr vesh se rasti fillimisht është hetuar nga Krimet Ekonomike, e më pas ka kaluar në Departament të Përgjithshëm.

Megjithatë, këtë nuk e pohojnë nga policia.

“Lidhur me rastet të cilat mund të kenë kaluar në kompetencë të organeve të drejtësisë, sipas kompetencës mund ti referoheni këtyre të fundit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Shqip.com ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria e Shtetit lidhur me fazën e hetimeve, por të njëjtit nuk janë përgjigjur./Shqip.com