Sport Ndërkombëtar

Notarja australiane fiton shtatë medalje në Lojërat Olimpike, hynë në histori

Notarja australiane, Emma McKeon

Notarja nga Austrialia, Emma McKeon ka hyrë në histori të Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokyo, shkruan Shqip.com.

Ajo ka arritur të fitoi plotë 7 medalje olimpike vetëm në këtë Olimpiadë, duke u bërë sportistja e dytë në histori që arrinë një sukses të tillë.

McKeon garoi në shtatë disiplina të ndryshme në garat e notit, ku në katër prej tyre arriti medaljen e artë, ndërsa në tre tjera të bronztën.

Një sukses të tillë e kishte arritur edhe gjimnazistja sovjetike, Maria Gorokhaovskaya në vitin e largët, 1962.

Edhe Gorokhaovskaya kishte arritur të fitonte shtatë medalje olimpike, dy të arta dhe pesë të argjendta në Lojërat Olimpike “Helsinki 1952”.

Me nëntë medalje në total në këtë Olimpiadë, Australia mban vendin e dytë në garat e notit, pas SHBA-së e cila regjistron 11-të të tilla./Shqip.com