Lajme Botë

Norvegjia “goditet” nga përmbytjet, mijëra qytetarë evakuohen

Norvegjia ka evakuuar mijëra qytetarë pasi lumenjtë në vend janë ngritur në nivelet më të larta në 50 vjet duke bërë që uji të vërshojë drejt shtëpive dhe bizneseve.

Rrugët kryesore u mbyllën dhe shërbimet e trenave u pezulluan në pjesë të mëdha të shtetit norvegjez pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të mëtejshme që mund të pasojnë në ditët në vijim, pasi uji po lëviz drejt zonave më të ulëta.

Qarku Inlandet, një nga zonat më të goditura, njoftoi se një numër njerëzish ishin izoluar nga përmbytjet dhe se shërbimet e urgjencës mund të mos jenë në gjendje të arrijnë menjëherë tek të gjithë ata në nevojë.

“Ne jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të përmasave kombëtare”, tha kryetari i bashkisë së Inland, Aud Hove.

Autoritetet norvegjeze thanë se nuk ka pasur viktima deri më tani. Erërat e forta, shiu i dendur dhe rrëshqitjet e dheut kanë goditur ditët e fundit Finlandën dhe Suedinë.

/Shqip.com