Norvegjia e udhëhequr nga Haaland mposht Suedinë, Maqedonia e Veriut merr pikë të plota
Norvegjia ka arritur ta mposht për të dytën herë radhazi Suedinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sulmuesi 21-vjeçar, Erling Haalnd hapi rezultatin në pjesën e parë pas vetëm 10 minutave.
Haaland dyfishoi morri dyfishoi epërsinë, duke e kthyer në gol penalltinë.
Emil Forsberg, e ngushtoi përsëri rezultatin në 2:1, por Norvegjia u kundërpërgjigj me realizimin e Alexsander Sorloth.
Mysafirët u munduan të riktheheshin në lojë, por vetëm arritën të shënonin golin e dytë me anë të Viktor Gyokeres, për rezultatin përfundimtar 3:2.
Për Haaland kjo ishte ndeshja e shtatë rresht që ai shënon për kombëtaren, ku ka arritur ta gjej rrejtën 12 herë.
Maqedonia i dha fund dilemës së fituesit në pjesën e parë, kur ishte duke fituar 4:0, sa ishte edhe rezultati i përfundimtar i ndeshjes.
Enis Bardhi e zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt, me anë të një super goditje dënimi.
Enis Bardhi’s sublime free kick goal for #Macedonia against #Gibraltar at the Toshe Proeski national arena in Skopje. 🔥
Fantastic opening of the match by Bardhi and #MKD already three up in the opening 20 minutes, it could get ugly for #Gibraltar! 🇲🇰 #NationsLeague https://t.co/cheBl8x26r
— Filip Mishov (@fmishov) June 12, 2022
Derisa golat e tjera për skuadrën nga Ballkani i shënoi Bojan Miovski, i cili realizoi dy herë dhe Darko Churlinov.
Në ndeshjen tjetër që u zhvilluan me fillim nga ora 18:00, Gjeorgjia barazoi me Bullgarinë./Shqip.com