Rozë

Norik Uka dhe Krenare Gjikolli do bëhen prindër

Norik Uka dhe Krenare Gjikolli

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka ka një lajm për të gjithë fansat e tij.

Ai dhe gruaja e tij, Krenare Gjikolli, sapo kanë lajmëruar publikun se janë në pritje të një fëmije.

Fansat dhe kolegët e këtyre të dyve u gëzuan shumë dhe i uruan gjithë të mirat çiftit.

Këta të dy dhanë lajmin përmes llogarive të tyre private në Instagram.

E si foto, kishin zgjedhur të bënin një set fotografik ku shihet Krenarja me barkun zbuluar, dhe që lajmëron fansat se foshnja është një djalë. /SHQIP.com