Rozë

Nora u bë bashkë me Robertin por kjo gjë nuk ndodhi

Nora dhe Roberti

Roberti Berisha dhe Nora Istrefi ka kohë që janë ndarë pas lidhjes disa vjeçare që ata kishin.

Ajo që ata i bashkon ata është vajza e tyre Reene, ku kanë treguar që mbajnë raporte shumë të mira së bashku.

Megjithatë, krahas saj, ata i ka bashkuar edhe një arsye tjetër, dyshen e njohur të showbizit shqiptarë.

Të dy, artistëve të estradës i është caktuar të performojnë në një lokal në Prizren.

Megjithatë, një dëshirë e fansave të dikurshëm, nuk ka arritur të “përmbushet”.

Nora dhe Roberti kanë performuar ndaras dhe nuk kanë interpretuar mbrëmë në Prizren këngët e përbashkëta.

Pas koncertit, ata kanë vazhduar koncertet tjera që kishin në agjendën e tyre pas Prizrenit./SHQIP.com