Rozë

Nora nuk e përjashton ribashkimin me Robertin?

Këngëtarja Nora Istrefi e ftuar tek “Më lër të flas” ka folu shumë gjëra për jetën profesionale dhe atë private.

Ajo ka treguar se ndarja me Robertin ka ardhur pas një kohë shumë të gjatë që ishin bashkë, dhe ku vendim ka qenë shumë i vështirë për të dy ata.

E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi madje edhe qeshi.

“Shhh, boll tash. U rikthy Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”.

Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.

Raporti aktual me Robertin, Nora u shpreh se është “marrëdhënie korrekte, gjithçka që ka të bëjë me Renee, dreka, darka. Jemi munduar që të mos e ndjejë vajza mungesën time apo të Robertit”.

/Shqip.com