Sport Shqiptar

Nora mbetet pa medalje në Botëror

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është garuesja tjetër e Kosovës që ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e lëshoi mundësinë që ta fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Kampionia olimpike humbi nga koreania Mimi Huh në luftën e repesazhit.

Gjakova iu bashkuar garuesve të tjerë të Kosovës që u eliminuan nga gara që po mbahet në Doha të Katarit, Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.

/Shqip.com