Rozë

Nora Istrefi dhe NRG Band zbulojnë projektin e radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi, dhe këngëtari NRG Band, bëhen bashkë për të sjell një projekt muzikor.

Kjo është bërë e ditur nga të dy artistët, në rrjetin social Instagram.

Kënga quhet “Ki me m’lyp”, dhe gjithashtu vjen e realizuar me videoklip e do të publikohet të shtunën.

Videoklipi pritet të jetë shumë veror, dhe kënga po ashtu ritmike.

E pas postimeve në Instagram shihet se fansat menjëherë po e pëlqejnë shumë këngën akoma të pa publikuar./SHQIP.com