Sport Shqiptar

Nora Gjakova ndalet në çerekfinale të Botërorit, “lufton” për të bronztën

Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare u mposht në këtë fazë nga turkja Hasret Bozkurt, e cila fitoi me Ippon, në garën që po mbahet në Doha të Katarit.

Kampionia olimpike megjithatë do ta ketë një mundësi për medalje të bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repesazhit.

Paraprakisht, Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi italianen Thauany David Capanni Dias.

/Shqip.com