Sport Shqiptar

Nora Gjakova kualifikohet në gjysmëfinale

Nora Gjakova

Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi tri fitore deri më tani, kurse në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten kanadeze, Jessica Klimkait.

Kujtojmë se në finale është kualifikuar Distria Krasniqi, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

/Shqip.com