Sport Shqiptar

Nora Gjakova kalon në çerekfinale, e pret përballja me xhudisten nga Serbia

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja jonë e ka nisur për mrekulli garën në Abu Dhabi, pasi ka fituar dy përballjet e para, pas rikthimit nga lëndimi.

Pas fitores në raundin e parë me ‘pikë të artë’ ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Me këtë fitore, xhudistja pejane kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Në çerekfinale, Nora pritet të takohet me xhudisten Marica Perisic nga Serbia.

/Shqip.com