Sport Shqiptar

Nora Gjakova e nis me fitore Grand Slamin e Abu Dhabit

Nora Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudistja kosovare fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me fituesen e duelit Lemos-Cornelisse.

/Shqip.com