Sport Ndërkombëtar

Nora Gjakova, “e argjendtë” në Kazakistan

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ishte e pafat në finalen e turneut Grand Slam që po mbahet në  Kazakistan.

Gjakova nuk ka arritur të triumfojë në finalen e madhe në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në finale, xhudisja jonë u mposht me ‘ippon’ nga xhudistja franceze, Sara Leonie Cysique.

Ndryshe, Gjakova e nisi ditën për mrekulli, duke shënuar fillimisht dy fitore në kategorinë.

Pejanja, raundin e parë e nisi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë fitoi ndaj Anastasija Sokirjanska të Letonisë.

Në rrethin e tretë, Nora u ndesh me polaken Julia Kowalczyk, të cilën gjithashtu e mposhti për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, kampionia olimpike pati punë me Julie Beurskens, të cilën e mposhti për të kaluar në finalen e madhe.

/Shqip.com