Rozë

Nominimi e ndezë Ronaldon, kapet me tri banoret

Ronaldo është dukur nervoz në mengjesin e së dielës, pak orë pasi ai bashkë me tre banorët tjerë që hynë rishtazi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, janë në nominim këtë javë nga përzgjedhja që i bëri Nita.

Në një bisedë me Jorin, ai u shpreh se nuk ka dëshirë të merret fare me banorët që ka përballë në nominim, por se do të merret me ata që vegjetojnë në shtëpi, që sipas tij janë Nita, Keisi dhe Deamishel.

Duke përsëritur të njëjtën pyetje disa herë, Ronaldo kishtë dëshirë të dëgjonte nga vajzat se çfarë kanë bërë ato për të arritur deri në këtë pikë të lojës, përveç avantazheve përmes zarfeve.

Ndaj këtyre akuzave reagoi Deamishel, e cila tha se këtë përgjigje duhet ta japë ai, duke qenë se i ka ndjekur edhe nga ekrani.

Ndërkohë, e ashpër ishte Keisi, pasi Ronaldo kishte përmendur të atin, këngëtarin Sabianin, ndërsa Keisi i kërkoi që të mos e zërë më me gojë babanë e saj, për aq kohë sa ai nuk është i pranishëm në shtëpi.

/Shqip.com