Lajme

Nol Deda për rrugët njëkahëshe: Testimet duhet të vazhdojnë sepse secili i ka karakteristikat e veta

Eksperti i komunikacionit, Nol Deda

Komuna e Prishtinës e ka të nevojshëm qarkullimin rrethorë, kjo pasi që kryeqyteti i ka 12 orë kolona nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i çështjeve të komunikacionit, Nol Deda, për Shqip.com ku ka theksuar se kolonat që krijohen gjatë ditëve të punës në Prishtinës, është një sinjal që komuna duhet patjetër me ndërmarrë një hap tjetër të rregullimit e qarkullimit të automjeteve.

“Unë po shpresojë që ata tash e kanë marrë masat apo elementet të cilat duhet patjetër të përmirësohen, pra është testimi i parë në mënyrë që të identifikojnë problemet të cilat kanë dal, pastaj testimi duhet të vazhdojë sepse secili testim i ka karakteristikat e veta”, ka thënë Deda.

Rrugët e Prishtinës

Eksperti i komunikacionit si zgjidhje të problemit e ka parë edhe rregullimin e kryqëzimeve në trajektoren e lëvizjes si hapë të dytë që sipas tij duhet me qenë të domosdoshme.

“Më pas edhe orientimi i mjeteve të transportit publik në një shirit, duhet me qenë patjetër obligativ në fazën tjetër testuese”, ka thënë ai.

Deda gjithashtu ka paraqitur shumë shpresë që edhe rruga nga Fushë Kosova deri tek salla “1 Tetori”, të rregullohet, pasi sipas tij ka shumë për të intervenuar në atë pjesë.

“Pastaj pas kësaj faze të qarkullimit, që do të thotë transporti publik në një shirit edhe të intervenohet në rrugën nga Fushë Kosova deri të salla “1 tetori”, atëherë mund të punohet edhe me qarkullimin e unazës”, është shprehur Deda

Sipas Dedës është obligim i Komunës që të merr masa të tilla për qarkullimin e rrugëve si edhe për shërbime të tjera të komunikacionit.

Testimi i rrugës njëkahëshe në Prishtinë

Ashtu siç është paralajmëruar gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe kanë funksionuar:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve./Shqip.com