Rozë

Noizy zbulon listën e artistëve që do të përformojnë në koncertin e tij

Noizy

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku është njëri ndër reperet më të komentuar.

Ai po vazhdon të jetë on top pavarësisht që ka disa vite në muzike.

Krjuesi i hitit “Jena Mbretër” në një postim të publikuar disa orë më parë ka njoftuar fansat se me datën 14 gusht do të mbaj një koncert madhështor në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”.

Lidhur me këtë koncert, ai ka filluar të tregoj emrat e të ftuarve special që do të përformojnë së bashku më Noizy’n dhe grupin e tij “OTR”.

I pari që u njoftua nga Noizy ishte, reperi Betim Januzi i njohur si “Buta”, ku ky i fundit para disa javësh ishte mjaft i përfolur lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit në qytetin e Ferizajt, ku i dyshuar për këtë vrasje është vëllai i reperit, Qendrimi i njohur ndryshe si “Reefa”.

Në listën që do të përformojnë do të jenë edhe: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana./SHQIP.com