Rozë

Noizy lë në “hije” muzikën për diçka më të madhe

Reperi, Noizy

Noizy është një ndër personazhet më të përfolura për karrierën e tij.

Mirëpo ai tashmë përveç muzikës ka filluar të merret edhe më aktrim, ku pas rolit në filmin gjerman do të shohim në një projekt tjetër.

Ai do të luaj në krahë të Blerim Destanit dhe Xhevdet Jasharit.

Kjo u bë e ditur nga vet ai në një postim në Instagram ku ka treguar në bazë të mbishkrimit: “Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”.

Kujtojmë që Noizy mori pjesë në filmin me titull “Man from Beirut” ose “Blind” të vitit 2019. Ai luajti krah aktorit gjerman Frederick Lau por pjesë e tij ishte gjithashtu dhe Blerim Destani./SHQIP.com