Rozë

Noizy këndon “Jena mbretër” në “shtëpinë” e Babastars në Prishtinë

Të gjithë tashmë jemi në dijeni për sherret mes grupeve Babastars dhe OTR të cilat kanë bërë bujë me vite të tëra.

Së fundmi, Noizy jo vetëm që ka marrë guximin të shkojë “në shtëpinë” e Babastars, në “Zone Club” në Prishtinë, ku njëri nga pronarët është menaxher i Babastars , por po aty ai ka këndu edhe ‘dissin’ e famshëm “Jena mbretër”.

Video është siguruar nga burimet që ishin të pranishëm në mbrëmjen muzikore në të cilën Noizy mblodhi shumë fansa.

Nuk dihet nëse ky veprim i Noizyt do t’i rrisë tensionet e të rikthejë në skenë sërish ‘sherrin’ me grupin nga Kosova.

Përndryshe, Noizy po shijon suksesin e këngës më të fundit në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn me titull “Edhe një natë”./Shqip.com