Rozë

Noizy i bën premtimin e madh Luizit

Noizy bën padyshim pjesë në grupimin e madh që mbështesin Luiz Ejllin brenda BBV2.

Ai ka dalë hapur në Instagram duke i treguar mbështetje edhe pse Luizi nga brenda shtëpisë nuk di gjë akoma.

Luizi madje i ka kërkuar edhe bashkëpunim dhe nga postimi i fundit i reperit duket gjë e kryer.Veprimi i fundit i Noizyt vjen nga profili i tij zyrtar Instagram,ku shihet Luizi duke kërcyer këngën “Jena Mbretër2″(këngë që duhet thënë u bë virale në TikTok falë shkodranit) dhe shkruan:“O çapaçul me e ditë ti sa viral je bërë me këtë këngë, fitore” duke e shoqëruar me kupën e kampionit.

/Shqip.com