Rozë

Noizy e mbështeti publikisht, Stresi habit me fjalët ndaj ish – rivalit të tij

Noizy dhe Stresi

Ka disa javë Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë me njëri-tjetrin.

Ata kanë treguar se tashmë janë miq të mirë dhe kanë raporte të shkëlqyeshme.

Këtë gjë e vënë në pah dhe përmes mediave sociale, ku së fundi Noizy e ka mbështetur publikisht.

Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.

Ndërsa, ditë më parë Stresi është përgjigjur në pyetjen se kur do të vijë në duet me Noizyn.

 “E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“, tha ai.