Rozë

Noizy dhe Loredana në një lidhje dashurie? E zbulon kundërshtari i reperit

Loredana dhe Noizy

Noizy dhe Loredana ditë më parë kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët.

Kënga deri tani numëron afër 6 milionë klikime- duke u pëlqyer mjaftë shumë.

Dyshja në këtë klip janë parë mjaftë të afërt sa që është përfolur se ata tashmë janë në një lidhje.

Ka qenë pikërisht, kundërshtari i Rigels Rajkut, Cllevio që e ka thënë disa javë më parë.

Në një video live, ai ka thënë se Noizy nuk flet me Mozzikun për këtë arsye.

“E di çka mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, u shpreh Cllevio.

Ndryshe për këto lajme nuk ka ndonjë reagim nga dyshja./SHQIP.com