Kulturë Kino

Noel Malcolm vjen në Kosovë

Shkrimtari, historiani, poligloti dhe gazetari britanik, Noel Malcolm
Shkrimtari, historiani, poligloti dhe gazetari britanik, Noel Malcolm

Shkrimtari, historiani, poligloti dhe gazetari britanik, Noel Malcolm vjen në Kosovë.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nën organizimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në ceremoninë solemne të shfaqjes së premierës së filmit dokumentar për Sir Noel Malcolm dhe veprën e tij për Kosovën dhe shqiptarët.

Ky film dokumentar, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Mal Berisha, ndërsa producent ekzekutiv është Dr. Ahmet Ulaj, zbulon ndikimin që ka pasur vepra e autorit për një të vërtetë të munguar për historinë e Kosovës dhe shqiptarët, si dhe për ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për Kosovën.

Pjesëmarrës në premierën e filmit dokumentar do të jetë edhe Sir Noel Malcolm.

Filmi do të shfaqet më datën 19 tetor, në orën 18:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Librat e Malcolm mbi Kosovën (“Kosovo: A Short History” (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë pasur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka pasur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë.

Malcolm është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit”. Dekoruar gjithashtu me “Medaljen e Mirënjohjes” nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

/Shqip.com