Sport Ndërkombëtar

Nobel rikthehet te West Ham si drejtor sportiv

Ish-kapiteni i West Ham, Mark Noble, është rikthyer te skuadra angleze, por kësaj here me një rol jashtë fushës.

Ai do të jetë drejtori i ri sportiv.

Noble do të punojë ngushtë në mbështetje të menaxherit të Hammers, David Moyes dhe bordit aktual.

“Jam shumë i lumtur që po kthehem dhe mezi pres të filloj. Unë do të doja të falënderoja klubin që më dha mundësinë – është një nder i madh për mua të marr këtë rol. Kam kaluar 24 vitet e fundit si lojtar këtu, fillimisht në akademi dhe më pas në ekipin e parë, dhe padyshim që kam një njohuri dhe mirëkuptim të thellë për klubin”, tha ai.

35-vjeçari doli në pension në fund të sezonit të kaluar pas 18 sezoneve me ekipin e tij të fëmijërisë./Shqip.com