Art Jetese

Nju Jorku miraton kompostimin e trupave të njeriut

Nju Jorku është bërë shteti i fundit amerikan që lejon të ashtuquajturin kompostim njerëzor.

Një person tani mund ta shndërrojë trupin e tij në tokë pas vdekjes – gjë që shihet si një alternativë miqësore me mjedisin ndaj varrimit ose djegies.

Në vitin 2019, Uashingtoni ishte shteti i parë amerikan që e legalizoi atë . Kolorado, Oregon, Vermont dhe Kaliforni ndoqën shembullin.

Procesi ndodh në objekte të posaçme mbi tokë.

Një trup futet në një enë të mbyllur së bashku me materiale të zgjedhura si copa druri, jonxhë dhe bar kashte dhe gradualisht shpërbëhet nën veprimin e mikrobeve.

Një firmë amerikane, Recompose, ka thënë se shërbimi i saj mund të kursejë një ton karbon në krahasim me një djegje ose varrim tradicional .

Peshkopët katolikë në shtetin e Nju Jorkut thuhet se kundërshtuan legjislacionin, duke argumentuar se trupat e njeriut nuk duhet të trajtohen si “mbeturina shtëpiake”, raporton BBC.

/Shqip.com