Lajme

NjSI dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Njësia Speciale Intervenuese
Njësia Speciale Intervenuese

Sot, pjesëtarë të dy njësive elite të Policisë, do të stacionohen para Qeverisë për të shprehur edhe një herë tjetër pakënaqësitë e tyre.

Nga ora 12:00, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) dhe Sindikata e Policisë do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

Por protesta e së shtunës, do të jetë ndryshe nga ajo e para, e mbajtur më shumë se 1 muaj më parë.

Kjo pasi Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, siç ka marrë vesh televizionin Dukagjini, do t’i bashkohen edhe zyrtarë të njësive tjera, madje edhe efektiv me pozita udhëheqëse në këtë institucion.

Pjesëtarët e NJSI-së dhe asaj për trajtimin e Mjeteve Eksplozive, protestuan më 1 nëntor, duke kërkuar shtesa më të larta për rrezikshmëri e përfshirje në listën e ekspertëve.

Protesta e dytë e paralajmëruar, ishte pezulluar pas një takimi që ishte paralajmëruar me kryeministrin Kurti, por që i njëjti, pavarësisht se u zhvillua, duket se nuk dha efekt për t’i bindur zyrtarët policorë që të heqin dorë nga protesta.

/Shqip.com