Sport Shqiptar

Njoftohuni me pesë futbollistët më të shtrenjtë – në Superligën e Kosovës

Ermal Kransiqi

Që nga pranimi në FIFA – në vitin 2016, anash cilësisë – në Superligën e Kosovës është rritur edhe vlera e futbollistëve.

Por, kush janë pesë futbollistët më të shtrenjtë në elitën e futbollit vendor?

Sipas “Transfermarkt”, sulmuesi i FC Ballkanit, Ermal Krasniqi dhe mesfushori i KF Llapit, Francisco Rivera – vlejnë nga 350 mijë euro.

Të dy – kanë peshë të madhe në skuadrat përkatëse – dhe janë të pazëvndësueshëm.

Krasniqi – tashmë po luan në Europa Conference League – dhe me shumë mundësi vlera e tij do të rritet edhe më shumë – varësisht prej paraqitjeve.

Nga 325 mijë euro – vlejnë Marko Simonovski e Rron Broja – të Dritës dhe Ilir Krasniqi i Llapit.

Ky i fundit është 22 vjeçar dhe është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës – për ndeshjet e shtatorit.

Këto çmime janë edhe një dëshmi – se futbolli Kosovar është duke avancuar, ani pse problemet infrastruktore vazhdojnë të jenë prezente. /Shqip.com