Sport Ndërkombëtar

Balde – “diamanti” i ri që po shkëlqen në Barcelonë

Alejandro Balde

Për tetë sezone rradhazi, Jordi Alba ishte startues i rregullt në Barcelonë.

Pozita e mbrojtësit të krahut të majtë ishte bërë “pronë private” e tij.

Por, kësaj historie duket që i ka ardhur fundi.

Një djalosh i quajtur Alejandro Balde po shkëlqen në atë pozitë.

Me vetëm 18 vjet në supe – ai i ka nisur dy ndeshjet e fundit në La Liga – nga minuta e parë.

Teksa, Alba po e shikon nga banka rezervë.

Balde zotëron shpejtësi dhe kontrollë të mirë të topit – teksa qysh në ndeshjen e parë – regjistroi një asistim.

Reprezentuesi spanjoll – po e shijon monentin dhe po e jeton ëndrrën.

Pas fitores 4-0 ndaj Real Valladolid, Xavi Hernandez tha se “Balde po luan sepse po punon shumë mirë. Po flasim për meritokraci. Është momenti i tij”.

Sa do të zgjasë ky moment nuk dihet, por duket që Barça e ka fituar një “diamant” të ri – të dalë nga akademia e quajtur “La Massia”