Sport Shqiptar

Njihuni me Toni Domgjonin, futbollistin e ri të Dardanëve

Toni Domgjoni

Në grumbullim për ndeshjen e tetorit, Përfaqësuses së Kosovës i është bashkuar një emër i ri, Toni Domgjoni.

Por, kush është ai?

Domgjoni është futbollist 22 vjeçar dhe luan si mefushor te klubi holandez Vitesse, shkruan Shqip.com.

Para se të transferohej te Vitese, ai kishte luajtur në Zurich, ku ishte pjesë që nga ekipi U-16 i grupmoshave.

Paraqitjet e tij të mira në Zurich ishin arsyeja që ai ishte ftuar edhe në grupmoshat e Zvicrës.

Mesfushori, kishte reprezentuar helvetët prej grupmoshës U-18 dëri në U-21 dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur gjithsej 26 paraqitje.

Te Vitesse ai kaloi në fillim të vitit 2021, me kosto zero.

Vitesse versterkt zich met Zwitserse middenvelder Domgjoni | NOS
Prezantimi i tij zyrtar te Vitesse

E, sot ai ka zhvilluar stërvitjen e parë me Dardanët, ndërsa i pari i FFK-së, Agim Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Përfaqësues së Kosovës duke i uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën,

Ndërsa, në anën tjetër Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanelën e Përfaqësues.

Vlera e 22 vjeçarit në tregun e transferimeve sipas “Tranfsermarket” konsiderohet të jetë dy milionë euro, ndërsa ardhja e tij pritet të sjellë edhe më shumë konkurrencë në skuadrën e udhëhequr nga Bernard Challandes./Shqip.com

Ademi i uron rrugëtim të suksesshëm me Dardanët Toni Domgjonit
Toni Domgjoni dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi