Sport Shqiptar

Njihuni me Asdren Begun, 11 vjeçarin që është tifoz i zjarrtë i Trepçës

Asdren Bega, 11 vjeçari që nuk mungon në asnjë ndeshje të Trepçës

Dashuria që ka për fanellën e Trepçës nuk njeh limit.

Ani pse është vetëm 11 vjeçar, Asdren Begu nuk mungon në asnjë ndeshje të skuadrës së tij të zemrës.

Teksa, finalja ndaj Yllit e bëri me lot në sy dhe nga kënga, zëri i mbeti i ngjirur.

“Prej emocioneve jom gëzu shumë dhe është hera e parë që po e shoh Trepçën duke lujt në finale të Superligës, hera e parë që po e shoh duke fitu në finale të Superligës. Edhe emocionet janë mbledhë dhe ja kam fillu me qajtë”, tregon ai fillimisht.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

“Jo, kur i kanë shënuar nëntë pikë i kam thënë vëllait që e hupëm lojë, hajde shkojmë në shtëpi” – shton ai.

Asdreni thotë se njerëzit në rrugë tashmë po e njohin dhe kjo po i pëlqen shumë.

“Foto më kanë lypë disa njerëz, po i ndëgjoj duke thënë ‘kqyre ai djali që ka qajtë në lojë’, ‘kqyre ai djali i Qetit”.

“Për mua është ndjenjë e mirë”.

Këtë pasion që e ka për basketbollin, ai thotë se e ka trashëguar nga babai.

“Babai im e ka themeluar Tordicën në vitin 1984 dhe atë e ka bërë për shkak të dashurisë së madhe që e ka për Hajduk Splitin. Tifozët e Hajdukit e kanë emrin ‘Torcida” dhe për shkak të dashurisë, ai e ka bërë edhe ‘Torcidën’ e Mitrovicës.

Begu ëndërron që edhe vet të bëhet basketbollist, por premton që kurrë nuk do e tradhtojë Trepçën.

Asdren Bega, 11 vjeçari që nuk mungon në asnjë ndeshje të Trepçës

“Trepça është ekipa e vetme prej Mitrovice dhe e kam traditë. Këtu ka luajtur djali i mixhës, mixha dhe e gjithë familja. Nuk kam qef me e tradhëtu”.

Për fund – me shall rreth qafe, ai këndoi edhe këngën dedikuar skuadrës së zemrës “Dy zemra unë me i pasë, dyjat unë i kisha falë, loti më rrjedhë në sy, vetëm për ty. Dashnin që e kam për ty, nuk e ndërrojë e as nuk e shes, për ty jetoj deri sa të vdes”./Shqip.com