Njihuni me 16 vjeçarin që shënoi gol në ndeshjen e barazhit
Publikuar:
(29.05.2022 16:26:49)

Vushtrria nuk e arriti dot misionin për rikthim në Superligë.
Por, në ndeshjen e barazhit ndaj Malishevës – pati arsye për gëzim te fansat e kësaj skuadre.
Arsyeja është e thjeshtë: Medin Gashi. I lindur në vitin 2006, 16-të vjeçari u inkuadrua në lojë nga banka rezervë dhe arriti të shënonte gol.
Gol – që doli të jetë i vetmi për vushtrriasit në këtë takim (rezultati final 3-1).

Gashi dha sinjale të qarta që është një talent premtues dhe e shpërbleu besimin e dhënë nga trajneri, Samuel Nikaj.
Por, kjo nuk ishte ndeshja e parë që ai e djersiti fanellën e ekipit të seniorëve, sepse debutimin e kishte bërë me datë 20 mars – në kuadër të kampionatit të rregullt të Ligës së Parë, Grupi B. /Shqip.com