Lajme

Njësia Speciale pozicionohet në kufirin Kosovë – Serbi

Njësia Speciale në Kufirin Kosovë - Serbi.

Mëngjesin e së hënës, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë  – Serbi.

Saktësisht ata ndodhen në Jarinje, ku sipas Policisë së Kosovës është duke u synuar rendi dhe ligji.

Nuk është raportuar për ndonjë incident, raporton Shqip.com.

Gjatë fundjavës janë vendosur kontejnerë në të cilët sipas policisë së Kosovës do të punohet që të ketë kushte më të mira të punës dhe do të mbikëqyret më mirë vija kufitare nga policia.

Ndërkohë, mësohet se ka nisur këtë mëngjes zbatimi i reciprociteti për targat nga Kosova për Serbinë.

Po ashtu edhe pritet të vendoset stacioni policor i menaxhimit të kufirit për Leposaviçin. /Shqip.com