Sport Ndërkombëtar

“Njeriu-robot” i Athletic Bilbao

Inaki Williams

Ofertat “astronomike” në drejtim të tij nuk munguan asnjëherë, por Inaki Willimas vendosi që të i qëndrojë besnik klubit të tij të fëmijërisë.

Në ndeshjen e së premtes që Athletic Bilbao e zhvilloi kundër Deportivo Alaves, Williams e zhvilloi ndeshjen e 203-të me radhë në La Liga, shkruan Shqip.com.

Sulmuesi bask, kështu ka thyer rekord si futbollisti me më së shumti paraqitje radhazi në histori të La Ligas, duke mos e humbur as edhe një ndeshje të vetme në futbollin elitar spanjoll që nga sezona 2015-2016.

Image
Rekordi i thyer nga Inaki Willimas

Kështu ai ka thyer rekordin e Jon Andoni Larranga që kishte zhvilluar gjithsej 202 paraqitje radhazi.

27 vjeçari njihet për shpejtësinë e tij të madhe dhe deportimet nga krahu i djathtë i sulmit, ani pse në kohët e fundit më shumë po luan si qendërsulmues.

Në përgjithësi ai ka zhvllluar 242 ndeshje në LA Liga, teksa ka shënuar 47 gola.

Shembullin e Inakit duket që do e ndjekë edhe vëllau i tij më i vogël Nico, i cili ka debutuar këtë sezonë me ekipin e parë të Bilbaos ani pse është vetëm 19 vjeçar./Shqip.com

Owuraku Ampofo on Twitter: "A very emotional moment for the Williams family  last night as Nico Williams, younger brother of Iñaki, made his debut for  Athletic Bilbao at age 18. Their parents
Nico Willimas dhe Inaki Williams gjatë një ndeshje kampionale