Njeriu që e ka “blinduar” portën e Chelseat
Kur arriti në “Stamford Bridge” nuk ishte shumë i njohur për komunitetin e futbollit, por paraqitjet e tij në fushën e gjelbër e kthyen vëmendjen nga ai.
Edouard Mendy është duke kaluar në formë jetësore dhe të premten u nominua nga “France Football” për çmimin “Yachine Trophy”, shkruan Shqip.com.
Se në çfarë forme ka kaluar ai më së miri e tregojnë statistikat e tij në vitin 2021:
34 ndeshje
22 gola të pësuara
19 porta të paprekura
Përveç sukseseve të tija personale, 29 vjeçari e pati një sezonë fenomenale edhe në nivel ekipor.
Në sezonën e tij e tij me londinezët, ai e fitoi Ligën e Kampionëve duke e kompletuar një “sezonë të ëndrrave”.
Ardhja e tij e la në bankën rezervë Kepa Arizabalagan, për të cilin Chelsea kishin paguar 80 milionë euro dhe është portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Përkundër këtyre paraqitjeve, Mendy ende nuk ka fituar një vend në kombëtaren franceze, ku para tij De Champs po e preferon Hugo Llorisin.
Në të kaluarën ai kishte luajtur në Rennes, ndërsa në vitin 2022 ju bashkua klubit të Roman Abramovich për një shumë rreth 25 milionë euro./Shqip.com