Kulturë

“Njeriu është zot i heshtjes dhe skllav i të folurit”

Psikologu i njohur për idetë radikale mbi mendjen e njeriut, dha një kthesë të rëndësishme të psikologjisë.

Themeluesi i psikanalizës Sigmund Freud, mbetet ndër figurat më të rëndësishme të tërë psikologjisë.

Sipas tij, Ego-ja është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri.

Veprat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë, e madje tematikat e tij e shprehjet vazhdojnë të citohen e pëlqehen nga adhuruesit e psikologjisë e më gjerë.

Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, ju sjellim disa nga thëniet më të njohura të Frojdit.

“Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan.”

“Njerëzit janë të çuditshëm. Duan kaq shume të rrinë me njeriun që duan po nuk e thonë kurrë hapur. Ca nga ata nuk tregojnë asnjë shenjë dashurie se kanë frikë. Frikë se mos këto ndjenja nuk do njihen nga tjetri, ose më keq. Po gjëja që më shumë më çudit te njerëzit është që ata përpiqen në çdo mënyrë të kenë gjënë ose njeriun që duan edhe kur kjo gjë i vret avash nga brenda.”

“Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.”

“Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.”

“Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.”

“Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.”

“Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.”

“Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.”

“Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.”

“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.”

“Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.”

“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.”

“Treguesi i parë i idiotësisë, është një mungesa e plotë e turpit.”