Kulturë

“Njeriu është i dënuar të jetë i lirë”

I njohur në filozofi për pyetjet ekzistencialiste që ngjalli tek lexuesit, Zhan Pol Sarti, është ndër filozofët më të njohur francez.

Sartri në shkrimet e tij u ndikua nga shumë aspekte të Filozofisë perëndimore, duke marrë ide nga Kanti, Hegeli, Husserli dhe Heideggeri, ndër të tjerë.

Ai mori edhe Çmimin Nobel për Letërsi, të cilin ai e refuzoi duke thënë se shkrimtari nuk duhej që të institucionalizohej dhe se një çmim i tillë nuk do të ndikonte mirë në krijimtarinë e tij.

Më poshtë mund ti lexoni disa nga shprehjet më të njohura të tij.

“Ne bëhemi atë që jemi vetëm me refuzimin radikal dhe të thellë të asaj që na kanë bërë të tjerët.”

“Njeriu është i dënuar të jetë i lirë.”

“Ekzistenca i paraprin esencës.”

“Nëse Zoti nuk ekziston, atëherë ekziston të paktën një qenie tek e cila ekzistenca i paraprin esencës; një qenie që ekziston para se të mund të përkufizohet nga ndonjë koncept, dhe kjo qenie është njeriu ose, siç thotë Heidegger, qenshmëria.”

“Në të vërtetë, ne jemi një liri që zgjedh, por nuk zgjedhim të jemi të lirë: ne jemi të dënuar për liri”

“Një pjesë bukur e madhe e brengave vjen nga frika e paarsyeshme!”

“Në orën tre pasdite gjithmonë është shumë herët ose tepër vonë për çdo gjë që dëshironi të bëni.”

“Edhe perënditë vdesin kur askush nuk i beson më.”

“Një parti mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet. Dhe ka vetëm një qëllim: pushtetin.”

“Është e vërtetë që nuk jeni përgjegjës për atë që jeni, por ju jeni përgjegjës për atë që bëni me atë që jeni.”

“Ai që ka budallenjtë kundër vetes, meriton besimin.”

“Nuk duhet bërë  dy herë marrëzinë e njëjtë, zgjedhja përfundimisht është mjaft e madhe.”

“Gratë jetojnë me shpresë se burrat që mund të sillen mirë me para, edhe me gratë do të sillen mirë.”

“Ka shumë njerëz në botë që janë në ferr sepse ata tepër shumë varen nga gjykimi i të tjerëve.”

“Një shkrimtar duhet të refuzojë dhe të mos lejojë të shndërrohet në një institucion.”

“Ne jemi gjithnjë përgjegjës për atë që nuk kemi mundur të shmangim.”

“Jeta nuk ka kuptim apriori. Para se të jetoni, jeta në vetvete nuk është asgjë; ju jeni ata që duhet t’i japin kuptimin dhe vlera nuk është asgjë, përveç kuptimit që ju zgjidhni. ”

“Duhet të zgjedhësh: të jetosh ose të tregosh ngjarje.”

“Kultura nuk shpëton askënd, as nuk përligj. Por është një produkt i njeriut: ai e projekton veten në të, e njeh veten aty, kjo është pasqyra kritike dhe është e vetmja që i ofron atij imazhin e vet.”

“I urrej viktimat që respektojnë xhelatët e tyre.”