Lajme

Njëri nga të vdekurit e aksidentit të rëndë në Shtime ishte punonjës i Komunës së Ferizajt

Komuna e Ferizajt

Një nga të vdekurit në aksidentin e mbrëmjes së sotme në dalje të Shtimes, ishte punonjës i Komunës së Ferizajt.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se njëri nga viktimat ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

Duke shprehur ngushëllimet për familjet e të vdekurve, Aliu uroi shërim të shpejt edhe për të lënduarit e tjerë nga ky aksident.

“Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik. Ngushëllime të sinqerta familjeve Behluli, Muhadini e Isufi! Lutemi për shërim të shpejt të të lënduarve nga ky aksident!”.

Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, përmes një postimi në Facebook, shprehën ngushëllimë për rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të kolegut, që me pozitë ishte “roje pylli”.

/Shqip.com