Rozë

“Njerëzit paguajnë me mosmirënjohje”, Blero i përgjigjet Afrona Dikës?

Afrona dhe Blero

Ka një kohë të gjatë që në media është përfolur se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as mohuar nga dyshja në fjalë.

Së fundmi Afrona në InstaStory publikoi një shkrim ku nga fansat u konsiderua si thumb drejtuar artistit.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe përgjigjja e Bleros. Përmes një postimi në Instastory, ai ka shkruar: “Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.

Theksojmë se dyshja dashurinë e tyre e kishin kurorëzuar me martesë në vitin 2019./SHQIP.com