Art Jetese

Njerëzit më të suksesshëm lindin në këtë muaj

Young professional team. Top view of young modern people in smart casual wear discussing business while working in the creative office

Studiuesit kryen një hulumtim për të parë se në cilët muaj kanë lindur njerëzit më të suksesshëm.

Për analizë janë përdorur të dhënat e 1000 fituesve të 10 çmimeve si Grammy, Oscar, Kampionati Botëror, Michelin Star, Golden Globe, Pulitzer Prize, Nobel, Booker Prize, Palme d’Or dhe Lojërat Olimpike.

Muaji me personat më të suksesshëm është prilli. Në këtë muaj kanë lindur 99 fitues të çmimeve prestigjioze. Është interesante se tetë njerëz nga një mijë ndanë një datë lindjeje – 27 Prill. Nëntori ishte i dyti, me 94 të famshëm dhe të nominuar. Mes tyre janë Anne Hathaway dhe Leonardo DiCaprio.

Marsi ishte muaji i tretë më i suksesshëm – 92 fitues kanë lindur në muajin e tretë të vitit. Pesë herë fituesja e Grammy, Mariah Carey, fituesi i Palmës së Artë, Quentin Tarantino dhe kampionia e shumëfishtë Agnieszka Radwańska kan lindur këtë muaj, raporton abcnews.

Shtatori, janari dhe tetori ishin të katërt. Periudha më pak e “popullarizuar” për lindjen e njerëzve të suksesshëm rezultoi shkurti – 58 të nominuar dhe njerëz të suksesshëm që kanë lindur këtë muaj përfshijnë Cristiano Ronaldon dhe Jennifer Aniston. 

/Shqip.com